Ranieri: A më kujton Vlahovic një sulmues si Batistuta? Nuk do ta krahasoja as Haaland me Gabriel…

11 Tetor 2024
9:30
Alfred Lleshi
back button

Me një karrierë trajneri që filloi në vitet 1980 dhe përfundoi, të paktën për momentin, rreth 5 muaj më parë, Claudio Ranieri është ndoshta një nga njohësit më të thellë të futbollit italian e më gjerë. Prandaj është e dobishme të dëgjojmë mendimet e tij për çështjet e Serie A. Ky, për shembull, është mendimi i tij për krahasimin midis Dusan Vlahovic dhe Gabriel Omar Batistuta:

“Dusan është një qendërsulmues mjaft i fortë, më pëlqen shumë. Ende pyes veten se si mund ta dyshojë dikush kur ai nuk shënon për tri ndeshje. Të gjithë sulmuesit përjetojnë momente në të cilat topi nuk hyn në rrjetë, pastaj zhbllokohen. E përsëris, më pëlqen Vlahovic, por le të mos bëjmë krahasime midis epokave të ndryshme. Unë nuk do ta krahasoja as Haalandin me Batistutën”.

Duke u ndalur te Serie A, trajneri veteran italian dha mendimin e tij për favoritët e titullit kampion: “Unë mbetem i mendimit se Interi është favorit për titull. Zikaltrit janë kampionët në fuqi dhe kanë nga dy alternativa për çdo rol të skuadrës. Megjithatë, pres një kampionat më konkurrues se vitet e fundit. Napoli dhe Juventusi do të luftojnë deri në fund, Milani do të jetë gjithashtu aty. Sidoqoftë, ndryshe nga rivalët e tyre, kuqezinjtë nuk kanë gjetur ende një ekuilibër të saktë”.

Ranieri, i lindur në vitin 1951, gjatë karrierës së tij shumë të gjatë, drejtoi një numër mbresëlënës skuadrash: nga Cagliari, dashuria e tij e parë dhe e fundit, përmes Napolit, Fiorentina, Valencia, Atletico Madrid, Chelsea, Parma, Juventus, Roma, Inter, Monaco, Sampdoria dhe Leicester City. Me këtë të fundit fitoi një Premier League historike.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit