Ranieri për yllin e Italisë: S’është pasardhësi i Totti-t, por mund të bëhet një nga më të mirët

19 Nëntor 2019
19:55
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Sampdoria-s, Claudio Ranieri, ka folur për Niccolo Zaniolo, ish-lojtari i tij te Roma, në një intervistë të dhënë për Sky Sport 24.  

– A mund të bëhet një nga më të mirët?

“Pa ju, po. Duhet të jeni të qetë, sepse duhet të rritet. Është më mirë nëse e bën pa zhurmë, larg vëmendjes së shtypit”.

– Nuk është pasardhësi Totti-t?

“Jo, nuk është. Është një lojtar shumë i mirë, i cili mund të bëhet një kampion duke u përmirësuar dhe duke dëgjuar trajnerët e tij. Me mua ka kaluar momentit e tij më të keq, por jam gati të vë bast për të”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit