Ish-mbrojtësi i zikaltërve, Andrea Ranocchia, i ftuar i “Pressing” në “Sportmediaset”, e ka analizuar kështu derbin e humbur ndaj Milanit, të dielën në mbrëmje:
“Interi pranoi shumë mundësi shënimi nga kundërshtari, zakonisht nuk e bën këtë, pasi është ekip solid dhe kompakt. Unë pashë një Inter pak të lodhur mendërisht, ndeshja në Manchester ndoshta ka pasur ndikim për këtë”.
Më pas ai vazhdoi: “Është hera e parë që kam parë një Milan si ky, kuqezinjtë shfrytëzuan hapësirat e Interit. Gjithashtu, duke marrë parasysh ndeshjen, Fonseca vendosi katër lojtarë shumë të shpejtë përpara”.