Raonic mposht Zverev dhe shkon në çerekfinale, eliminohet edhe Muguruza

21 Janar 2019
8:41
Telesport
back button

Surprizat e raundit të katërt të grand slam të Australian Open kanë vijuar edhe sot. Te meshkujt, tenisti kroat Marin Cilic eliminoi një nga favoritët kryesorë për fitimin e këtij turneu, tenistin gjerman Alexander Zverev, numri 4 në botë.

Kroati fitoi 3-0 (6-1, 6-1, 7-6), një ndeshje që nuk pati histori në dy setet e para. Zverev “zgjohet” e reagon në setin e tretë. Gjithsesi, në “tie berak” Cilic nuk toleron dhe fiton 7-6, duke siguruar një biletë për në çerekfinale.

Te femrat, eliminohet Garbine Muguruza, ish-numri 1 në botë, që u mund 2-0 (6-3, 6-1) nga tenistja çeke Karolina Pliskova. Ndeshje e dominuar nga Pliskova, që avancon më tej, ashtu sikurse edhe Naomi Osaka e Japonisë, fituesja e US Open.

Kjo e fundit mundi 2-1 (4-6, 6-3, 6-4) letonezen Anastasija Sevastova. Fiton edhe tenistja ukraianse Elina Svitolina, që mundi 2-1 (6-2, 1-6, 6-1) ndaj amerikanes Madison Keys, një përballje mes dy tenistesh pretendente.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit