Nëse ka një lojtar që ilustron shpërthimin e Barçës së Hansi Flick, ai është Raphinha. Braziliani bëri një ‘klik” të vogël në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar kundër Paris Saint-Germain. Ishte prologu i brazilianit.
“Tani më del gjithçka mire sic e dua”, pranoi ai në një intervistë në El País. Kapiten, golashënues dhe figurë. Me Xavin, sipas gazetës, ai përfundoi shtatë ndeshje nga fillimi ne fund nga 60 dhe ishte e zakonshme që ai te zëvendësohej. Këtë vit gjithçka ka ndryshuar dhe është pjesë e treshesë më të pangopur të momentit.
“Unë përpiqesha të bëja gjithçka në 60 minuta dhe asgjë nuk funksiononte. Dhe herë të tjera, kur gjërat funksiononin për mua, unë ende nuk e kuptoja pse nderrohesha,” tha Raphinha. Braziliani, ashtu si disa nga shokët e tij të skuadrës që janë pyetur për dallimet mes Flick dhe Xavi, e lidh atë me një ndryshim të dinamikës në dhomat e zhveshjes.
“Ata janë njerëz të ndryshëm, të cilët kanë një mënyrë tjetër për të bërë punën e tyre dhe për t’u marrë me lojtarët. Kjo gjithashtu ndihmon për të ndryshuar mentalitetin tuaj pasi nuk keni fituar asgjë,” tha ai.