Rashford: City dhe United duhet të bashkohen për të bërë diferencën

31 Mars 2020
22:05
Denis Hakanaj
back button

Marcus Rashford është konfirmuar kampion jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj në këto ditë. Më një grumbullim fondesh ka lejuar shumë fëmijë në vështirësi ekonomike të mbetur pa vaktet falas të parashikuar nga sistemi shkollor anglez që të hanë rregullisht.

“Po kërkoj vetëm që  të kem një ndikim pozitiv kundrejt brezave të ardhshëm”, ka thënë ylli i Manchester United për BBC. “Kam punuar me fëmijët dhe kur kam mësuar për mbylljen e shkollave, e dija se disa fëmijë nuk do t’i kishin më vaktet falas”.

“E kam shfrytëzuar këtë mundësi kur isha në shkollë. Kam qenë me fat sepse ka shumë fëmijë me më shumë vështirësi. Mendoj se në momentet e vështira, dy klube si ato të Manchester-it duhet të kenë një përgjegjësi të madhe sociale”.

“Duhet të bashkohen për  të bërë diferencën, veçanërisht kur ndodhin gjëra që shkojnë përtej futbollit”, ka thënë Rashford.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit