Marcus Rashford foli për atmosferën te kombëtarja e Anglisë para ndeshjes kundër Ganës në Botërorin 2026. Sulmuesi anglez theksoi se përgatitjet për këtë turne kanë nisur prej kohësh: “Shumë njerëz mendojnë se përgatitjet fillojnë tani, por në fakt kanë nisur që me ardhjen e trajnerit. Gjithçka është ndërtuar për këtë moment”.
Rashford vlerësoi unitetin brenda skuadrës, duke theksuar se lojtarët luftojnë për njëri-tjetrin ashtu si te klubet e tyre: “Jemi një trup i vetëm. E dimë që është e vështirë, sepse të gjithë duan të luajnë dhe shumë prej tyre e meritojnë. Në një moment do të ketë lojtarë të zhgënjyer, por gjithçka varet nga mënyra se si e menaxhon situatën”.
Sulmuesi 28-vjeçar shtoi se Anglia duhet të luajë me intensitet të lartë për t’ua vështirësuar jetën kundërshtarëve: “Nëse arrijmë të luajmë me atë ritëm, mund t’i fitojmë ndeshjet. Ne mund të kontrollojmë vetëm paraqitjen tonë gjatë 90 ose 120 minutave, ndaj duhet të fokusohemi vetëm te kjo dhe të vazhdojmë të shtyjmë përpara”.







