Rashford: Më mirë bëhem si Ronaldo sesa kryeministër i Anglisë

17 Qershor 2021
8:45
Alfred Lleshi
back button

Mes dy zgjedhjeve, sulmuesi i Anglisë, Marcus Rashford, ka refuzuar të jetë Kryeministri i Britanisë së Madhe. Ai do të preferonte alternativën tjetër, të ishte si Cristiano Ronaldo. Zgjedhje e bërë kjo para ndeshjes me Skocinë në “Euro 2020”:

“Po, unë mund ta përjashtoj të qenit politikan, sepse nuk është diçka që kam dashur ta bëj. Mendja ime nuk punon në atë drejtim, por ishte shumë mirë të flisja direkt me Obama. Më ka pëlqyer të flas me njerëz të tillë, duke mësuar prej tyre dhe marrë atë që mundem nga historitë që ata më tregojnë. Është diçka që unë do ta kujtoj gjithmonë”.

Cristiano Ronaldo e frymëzon Rashford: “Të luanim kundër Portugalisë do të ishte një ndjenjë e shkëlqyer për të gjithë si kombëtare, sepse i bie të luajmë kundër disa prej lojtarëve më të mirë në botë. Ne duam ta provojmë veten kundër më të mirëve, kjo është arsyeja që na motivon çdo ditë .

Unë frymëzohem nga Cristiano Ronaldo. Është një lojtar i pabesueshëm. Mënyra si e ka ndërtuar karrierën e tij që nga fillimi është model për secilin në futboll. Do të jetë një përvojë e shkëlqyer të luajturit kundër tij.

Vetëm mënyra si është rritur dhe zhvilluar si lojtar të frymëzon. Ai është bërë me punë dhe sakrificë, sepse kur filloi të luante nuk ishte Cristiano që ju shihni sot, ose pesë vite më parë, ai ishte një lojtar tjetër. Ai po shënon, asiston, edhe pse është 36 vjeç. Mendoj se është dikushi, që shumë futbollistë kërkojnë ta imitojnë profesionalisht, përfshirë dhe mua”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit