Rashford shpërthen kundër qeverisë britanike për fëmijët në nevojë

12 Janar 2021
13:27
Alfred Lleshi
back button

Marcus Rashford ishte mospajtues me paketën e vogël të ushqimit, të dërguar nga qeveria britanike për një familje, me të cilën duhej të shtynte dhjetë ditë. Zemërimin e tij e shprehu me disa postime dhe mesazhe në rrjetet sociale. Sulmuesi i Manchester United ka bërë fushatë prej kohësh për vaktet shkollore falas, që t’iu shpërndahen fëmijëve në nevojë gjatë krizës së koronavirus. Edhe tani është përsëri në “luftë” për ata që kanë më shumë nevojë. Lojtari dëshiron të sigurojë, për ata në nevojë, që ushqimi i nevojshëm të jepet falas nga mensa e shkollës.

Ata që kualifikohen për vakte shkollore falas kanë të drejtë për kupona 30 £ vakti, por shumë prindër kanë zbuluar se kanë marrë pako ushqimore, që kushtojnë vetëm një pjesë të kësaj shume. Në fakt, një nënë përdori Twitter për të ndarë përvojën e saj, duke pretenduar se në vend të ushqimit me vlerë 30 £, ajo mori vetëm një paketë me vlerë 5.22 £ për dhjetë ditë. Në rrjetet sociale, ajo postoi një foto që tregonte bukë, djathë, patate dhe fasule, midis artikujve të tjerë, duke shtuar: Dërguar në vend të kuponave 30 £. Unë mund të blija më shumë me 30 £, për të qenë e sinqertë”.

Rashford menjëherë u përgjigj: “Fëmijët meritojnë më mirë se kjo…” Qeveria premtoi të hetojë, pasi sulmuesi britanik i ndau në rrjetet sociale fotot e paketave falas të vakteve shkollore, duke I konsideruar “mjerisht të papërshtatshme”, dërguar familjeve dhe fëmijëve që studiojnë në shtëpi. Futbollisti i Manchester United dhe aktivist i shtresave të varfra, gjithashtu postoi një imazh të një pakete, që tregonte tre (jo dhjetë) ditë ushqim për një familje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit