Ndeshja e parë e tij me Manchester United ka nisur direkt me gol pas vetëm 90 sekondash që kishte nisur dhe rrjeta ka ardhur nga Marcus Rashford i shumë kritikuar dhe i vendosur nga trajneri portugez si sulmues kryesor sot duke i dhënë kështu një rol të ri për të mbuluar në ndryshim nga ajo që kanë bërë paraardhësit e tij.
Menjëherë një dalje e shpejtë e “Djajve” dhe finalizim perfekt nga anglezi duke mposhtur portierin shqiptar Muric.
Manchester United e ka nisur sot ndeshjen me Andre Onana, Matthijs de Ligt, Jonny Evans, Diogo Dalot, Noussair Mazraoui, Christian Eriksen, Casemiro, Amad Diallo, Alejandro Garnacho, Bruno Fernandes, Marcus Rashford. Jane ulur ne stol emra si Zirkzee, Hojlund e Ugarte.