Rashford te PSG, sulmuesi i Man. City te Barcelona. Zbulohet plani i katalanasve në merkato

29 Dhjetor 2025
16:51
Telesport
back button

Edhe pse ka bindur me paraqitjet e tij me fanellën e Barcelonës,ku ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 11 asiste në 24 ndeshje në të gjitha kompeticionet, sërish klubi katalanas nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit të Marcus Rashford.

Shifra 30 milionë euro duket shumë për drejtuesit e Barcelonës, të cilat po shqyrtojnë alternativa të tjera për të përforcuar sulmin. Mediet spanjolle bëjnë me dije se një nga emrat që pëlqehet shumë nga Hansi Flick është Savinho, sulmuesi anësor i Man. City.

21-vjeçari brazilian nuk po gjen shumë hapësira te “Qytetarët”, ndaj një transferim në formë huazimi te Barcelona mund ë ishte një lëvizje e shkëlqyer për karrierën e tij. Sipas medieve katalanase, Barcelona është e gatshmë të mbulojë 60% të rrogës së brazilianit, një arsye shumë bindëse për City-n për të pranuar propozimin e katalanas.

Përsa i përket Rashford, anglezi pëlqehet shumë nga Luis Enrique dhe PSG është e gatshme të ofrojë deri në 50 milionë euro për kartonin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit