“Rasti duhet shfrytëzuar, dhemb shumë kështu dy herë radhazi”

15 Korrik 2024
2:16
Telesport
back button

Spanja fitoi titullin e kampionit të Evropës për herë të katërt në histori, duke mundur Anglinë me rezultat 2-1 në finalen e zhvilluar në stadiumin olimpik të Berlinit.

Nice Williams dhe Cole Palmer shënuan fillimisht, duke menduar që ndeshja do të shkonte në vazhdime, por Mikel Oyarzabal shënoi gol në minutën e 86-të për rezultatin final 2-1 dhe festimin e spanjollëve.

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka folur pas ndeshjes, duke përshkruar se si po ndjehen pas humbjes në minutat e fundit.

“Është e vështirë të përshkruhet me fjalë se si ndihemi të gjithë tani. Ishte një lojë shumë e vështirë. Ne u rikthyem mirë në lojë dhe po kërkonim fitoren. Pesimi i një gol në minutat e fundit është vërtet i vështirë për t’u pranuar”.

“Ne u munduam në pjesën e parë. Nuk mundëm ta mbanim topin. Pjesa e dytë ishte më e mirë, por nuk ia dolëm. Humbëm një shans të madh. Nuk është e lehtë të arrish në finale dhe kur je aty, duhet ta shfrytëzosh. Ne nuk ia dolëm mbanë per te dyten here radhazi pas finales tjeter te humbur”, ka thënë pas ndeshjes kapiteni i Anglisë, Harry Kane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit