Barcelona po zhgënjen sonte kundër Real Sociedadit në transfertë. Katalanasit i mbyllën 45 minutat e para në disavantazh 1-0 në “Reale Arena”.
Blaugranat menduan se kishin kaluar në avantazh në minutën e 13-të, kur Robert Lewandowski mori një asist interesant nga Frenkie De Jong.
Në pamje të parë dukej se polaku shënoi një gol të rregullt, por gjyqtari i takimit priti që të marrë edhe përgjigjen përfundimtare të VAR-it se a ishte goli i vlefshëm apo jo.
Lewandowski’s toe is the reason he was called offside on Barcelona’s opening goal 😱 pic.twitter.com/OorZtpm8o1
— ESPN FC (@ESPNFC) November 10, 2024