Ratcliffe i tregon derën Ten Hag, ka gati trajnerin e preferuar për stolin e Manchester United

20 Mars 2024
12:06
Telesport
back button

Trajneri i kombëtares angleze të futbollit Gareth Southgate mund të lërë detyrën pas përfundimit të Euro 2024. E përditshmja britanike “Daily Star” sqaron se ai ka marrë një ofertë për të drejtuar Manchester United sezonin tjetër.

Duket se trajneri holandez Erik ten Hag nuk bind një nga pronarët e klubit, Sir Jim Ratcliffe, ndaj dhe ai kërkon që të bëjë një ndryshim në drejtim. I besuari i tij duket se është trajneri aktual i “3 luanëve”, ndaj dëshiron ta ulë në stol.

Ten Hag ka ende shanse që ta mbyllë sezonin me një trofe apo të sigurojë një vend në Champions League, ç’ka do t’i jepte mundësi të mbronte vendin. Gjithsesi, vijimi i tij në stol sezonin tjetër nuk është i sigurtë.

Southgate e drejton prej vitit 2016 kombëtaren angleze, në 91 ndeshje zyrtare, ndaj pas kaq shumë vitesh mund të nisë një aventurë e re. Fakti që do të drejtojë “djajtë e kuq” mund ta joshë për të lënë kombëtaren dhe ulur në “Old Trafford”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit