Raya bën mrekullinë, pritje e pabesueshme ndaj Watkins (Video)

24 Gusht 2024
20:01
Denis Hakanaj
back button

Aston Villa dhe Arsenal po përballen në “Villa Park” në një ndeshje të vlefshme për javën e dytë të Premier League.

Një ndeshje që mund të ishte zhbllokuar në minutën e 25-të në favor të vendasve.

Në fakt, sulmuesi Watkins ka pasur një mundësi të artë për të kaluar në avantazh ekipin e Emery, por ka gabuar në mënyrë të pabesueshme.

VILLA-ARSENAL – GAFA E WATKINS – VIDEO

Watkins ka qenë protagonist edhe në minutën e 53-të, kur një goditje me kokë e tij me portën gjysmë të boshatisur është ndalur nga një pritje e pabesueshme e Raya-s.

Pritja e David Raya kunder Watkins – Video

Lajme të tjera

Lajmet e fundit