Reagimi i ashpër: U turpëruam ndaj Benfica, skuadra jonë nuk shihej me sy

3 Tetor 2024
13:15
Telesport
back button

Atlteico Madrid pësoi një tronditje mbrëmë pas humbjes së turpshme 0-4 në fushën e Benfica, ndeshje e vleshme prë Champions League. Në fushë u duk një skuadër e brishtë, që bëri shumë gabime, kryesisht në mesfushë.

Trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone, e mori përsipër fajin për humbjen e rëndë: “Përgjegjësia është e imja që nuk gjenerova atë që donim”.

Ndeshja nuk ishte e mirë, ne nuk e menaxhuam dot. Ata kishin forcë të madhe dhe shfrytëzuan të gjitha gabimet tona. I përgëzoj. Benfica luajti me forcë gjatë gjithë ndeshjes. Kjo ishte ndeshja që ne nuk dëshironim ta luanim”, tha Simeone.

Trajneri bëri një zëvendësim të trefishtë që në fillim, por pa sukses: “Pamë që duhej të përfundonim me më shumë krosime. Më pas erdhi penalltia… Disa mbrëmje nuk janë të mira, ne duhet t’i pranojmë dhe të përpiqemi të mësojmë nga kjo. Është e rëndësishme të rikuperojmë energjinë tonë për ndeshjen e së dielës”.

Nuk po kërkojmë justifikime. Është trajneri ai që ka përgjegjësinë të bëjë ndryshimet. Kjo ishte një ndeshje e keqe për të gjithë, nuk shiheshim me sy. Le ta pranojmë sepse është pjesë e lojës”, u shpreh Diego Simeone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit