Reagimi i Diego Simeone-s pas golit të Messi-t (VIDEO)

2 Dhjetor 2019
18:47
back button

Barcelona ka mposhtur Atletico Madridin falë golit të mrekullueshëm të Lionel Messit në minutat e fundit të takimit. Argjentinasi ka finalizuar me shumë klas pas kombinimit me Luis Suarez duke i dhënë tre pikët ekipit të tij.

Më poshtë keni reagimin e Diego Simeone-s. Trajneri ka shfaqur vlerësimin e tij për atë gol duke duartrokitur golin e kundërshtarit. Një gjest që duhet vlerësuar.

Edhe pas ndeshjes, Simeone kishte vetëm fjalë të mira për të thënë për numrin 10 të Barçës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit