Reagon Fury: Ndaj atij nuk kam për të dueluar më kurrë në të ardhmen

14 Janar 2021
12:45
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury i ka komunikuar promotorit të tij Bob Arum se nuk do të duelojë më ndaj amerikanit Deontay Wilder. Dy boksierët janë përballur dy herë mes tyre në të shkuarën, ku sfida e parë u mbyll në barazim dhe në të dytën Fury fitoi me “KO” në raundin e shtatë dhe mori titullin kampion bote në peshën e rëndë (WBC).

Ky ka qenë mendimi i Tyson që më parë dhe ai nuk ka ndryshuar mendje as për Krishtlindje e as pas Vitit të Ri”, tha Bob Arum në lidhje me nje përballje të tretë mes Fury dhe Wilder.

Tyson na e ka komunikuar këtë gjë si mua ashtu dhe mediatorit që ishte vendosur për të pajtuar dy boksierët për një duel të tretë. Tyson ishte i qartë: As sot, as nesër! Kurrë nuk do të duelojë ndaj Wilder pas gjërave që ai ka thënë ndaj britanikut”, tha Arum.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit