Reagon Joshua: Ja çfarë do të bëj po humba edhe revanshin me Ruiz

28 Nëntor 2019
10:23
Telesport
back button

Boksieri britanik Anthony Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë, u shpreh sot nga Arabia Saudite, ku ndodhet për të zhvilluar duelin e 7 dhjetorit, se nuk do të tërhiqet nga sporti edhe nëse humbet revanshin ndaj meksikanit Andy Ruiz Jr. “Nuk i kuptoj deklaratat që duhet të tërhiqem. Unë do të vazhdoj edhe nëse humbas, pasi e dua këtë sport. Nuk jam 50 vjec që të tërhiqem”, tha Joshua.

Joshua e humbi duelin e parë me Ruiz, ku u mund me “KO teknik” në raundin e shtatë, sfidë që u zhvillua më 1 qershor në Nju Jork. Në atë duel britaniku humbi edhe titujt kampionë bote, që tani i mban meksikani. Tashmë dy boksierët do të duelojnë sërish, këtë herë në Arabinë Saudite. “Në sport gjithcka mund të ndodhë, por unë dueloj për fitore dhe për të rimarrë titujt”, tha Joshua për mediat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit