Real, Ceballos zbulon prapaskenën: “Ancelotti më kërkoi falje sepse…”

29 Qershor 2022
15:22
Denis Hakanaj
back button

E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja në fjalët e thëna në një intervistë për Deportes Cuatro nga Dani Ceballos, futbollist i Real Madrid-it.

Fantazisti ka folur për tema të ndryshme duke zbuluar edhe një prapaskenë që ka lidhje me marrëdhënien e tij me Carlo Ancelotti-n dhe një falje që trajneri italian i ka bërë në fund të sezonit.

“Kur të nisë grumbullimi (8 korrik), do të flas me trajnerin për të kuptuar dhe vendosur se cila do të jetë e ardhmja ime”, ka shpjeguar Ceballos, i cili nuk ka luajtur shumë në sezonin e kaluar.

Dëshira e mesfushorit është ajo që të luajë sa më shumë të jetë e mundur për të shkuar në Kupën e Botës me kombëtaren. Për ta bërë, nuk do të mjaftojë të përsërisë atë që ka bërë sezonin e kaluar.

“Ancelotti më ka kërkuar falje për kohën e pakët që kam patur në dispozicion. ka thënë se meritoja të luaja më shumë”, kanë qenë deklaratat e lojtarit.

Dhe, në fakt, vetë trajneri e ka konfirmuar pak kohë më parë se Ceballos meritonte më shumë minuta për nga mënyra si stërvitej dhe për mentalitetin e tij. Të shohim nëse sezonin e ardhshëm do të mund të jetë protagonist më në fund me madrilenët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit