Real do ta bëjë më të paguarin e skuadrës, por Mbappe ka akoma dyshime

13 Shkurt 2024
17:28
Denis Hakanaj
back button

Lëvizja e Kylian Mbappe te Real Madrid është e pasigurt pasi ylli i Paris-Saint Germain ka dyshime mbi ofertën e klubit.

Sulmuesi francez është lidhur shumë me një largim nga Parc des Princes dhe klubi spanjoll është destinacioni kryesor.

Sipas mediave të huaja, së fundmi Mbappe, 25 vjeç, ka rënë dakord për një marrëveshje me Real Madridin për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, PSG po bën gjithçka që mundet për të mbajtur lojtarin.

Gjigantët e Ligue 1 shpresojnë të blindojnë Mbappe me një marrëveshje të re pasi nuk besojnë që oferta e Los Blancos do ta bindë, sipas The Athletic.

Besohet se propozimi i Madridit ishte më i ulët se ai që bënë në majin e 2022-shit për sulmuesin me Mbappe që ende ka dyshime për lëvizjen.

Megjithatë, marrëveshja e re do ta shihte fituesin e Kupës së Botës 2018 të bëhej lojtari më i paguar në skuadrën e Madridit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit