Real-i gjen pasardhësin e Modric: “Do e marrin në 2025-ën”

6 Tetor 2024
10:05
Denis Hakanaj
back button

Gazetari i njohur Graeme Bailey ka pohuar se Martin Zubimendi mund të transferohet te Real Madrid.

Eksperti i merkatos mendon se spanjolli mund të jetë pasardhësi i Luka Modric.

Për mesfushorin janë interesuar edhe Liverpool-i me Arsenal-in.

Bailey tha për “Rousing The Kop”:

“Arsenali dhe Liverpool mendojnë se ai do të shkojë te Real Madrid. Burimet e tyre besojnë se ai do të shkojë në Real Madrid verën e ardhshme, ndoshta me Xabi Alonso dhe ndoshta si zëvendësues i Luka Modric”.

Gazetari shtoi:

“Njerëzit me të cilët kam folur te Liverpool besojnë se arsyeja themelore që ai i refuzoi ofertën e tyre verën e kaluar është sepse ai dëshiron të shkojë te Real Madrid dhe jo për shkak të dashurisë dhe përkushtimit të tij ndaj Real Sociedad”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit