“Real-i më ka pyetur për të”, menaxheri i yllit 70 milionësh të Serisë A zbulon prapaskenën

26 Korrik 2024
11:03
Denis Hakanaj
back button

Menaxheri i Alessandro Bastonit, Tullio Tinti, ka pohuar se Real Madridi është interesuar për klientin e tij. Megjithatë, ai tha se Interi nuk do ta shesë mbrojtësin këtë verë.

“Real Madridi kërkoi Bastonin kohët e fundit. Interi dëshiron të fitojë dhe ata nuk do të shesin një prej lojtarëve të tyre më të mirë si Bastoni”, tha Tinti për MadridXtra.

Bastoni ka qenë një lojtar kyç për Interin që kur u transferua nga Parma në vitin 2019. Ai ka bërë 201 paraqitje, duke i ndihmuar zikaltrit të fitojnë dy tituj të Serie A, ndër të tjera nderime.

Kontrata e Bastonit me zikaltrit skadon në vitin 2028 dhe sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg është 70 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit