“Real-i nuk është PSG”, Evra për rastin Mbappe: Me Florentino-n nuk bëhet shaka

5 Tetor 2024
21:00
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka befasuar me lënien jashtë të Kylian Mbappe nga grumbullimet për ndeshjet e Nations League në transfertë kundër Izraelit dhe Belgjikës.

Vetë trajneri ka shpjeguar: “Kam folur em Kylian. Ka një problem që nuk është serioz. Nuk dua ta rrezikoj, për këtë arsye nuk është në listë”.

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe ish-lojtari i Francës, Patrice Evra, i cili ka thënë për RMC Sport:

“Mbappe-së i janë dhënë shumë përgjegjësi nga trajneri? Nuk është faji i Deschamps, por ka qenë e gjithë Franca që i ka dhënë shumë përgjegjësi Mbappe-së, sipas mendimit tim.

“Atij iu dhanë çelësat e PSG-së, ato të Francës, por Mbappe është akoma një lojtar i ri. Janë mediat që kanë krijuar legjendën rreth Mbappe. Me gjithë respektin që kam për të, nuk ka arritur akoma nivelin e Benzema”.

Në lidhje me grumbullimin e munguar: “Nëse e grumbullon dhe dëmtohet, është mënyra më e mirë për të prishur marrëdhëniet me (Florentino) Perez. Real Madrid nuk është PSG, nuk mund ta marrësh përsipër këtë rrezik”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit