Real-i nuk gabon, “kap” Barçën me Mbappe-Vinicius (Video)

19 Tetor 2024
22:57
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid ka mundur 2-1 Celta Vigo-n në javën e 10-të të La Liga-s dhe ka kapur përkohësisht Barcelona-n në kreun e renditjes.

Siç kuptohet edhe nga rezultati, ndeshja e luajtur në Estadio de Balaidos nuk ka qenë e lehtë për skuadrën e Ancelotti-t.

CELTA VIGO-REAL MADRID 1-2 – GOLAT – VIDEO

Mbappe ka hapur ndeshjen me një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 20-të, ndërsa Sëedberg ka barazuar për vendasit në fillimin e pjesës së dytë.

Vinicius Junior ka vendosur sfidën në minutën e 66-të pas një asisti të bukur të marrë nga Modric.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit