“Real-i pa Mbappe?”, Simone: E njoh Ancelotti-n dhe e di se çfarë do të ndodhë

28 Shtator 2024
18:19
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka folur në konferencë për shtyp në prat të derbit të kampionatit kundër Real Madrid.

Lodhje dhe motivim – “Gjithçka nis nga koka, është e qartë. Përtej pjesës fizike që mund të ndikojë në një moment, motivimi është një armë e fortë për gjithçka në jetë”.

Polemikat e kaluara – “Marr distancat nga gjithçka që nuk ka lidhje me përgatitjen e ndeshjes, nuk i kushtoj vëmendje gjëra që thuhen, por e kuptoj se duhet t’i bëhet reklamë derbit”.

Nervozizmi para një ndeshje të madhe – “Jam gjithmonë nerovz, në ankth, i emocionuar, i lumtur… Që kur kam ardhur tek Atletico në ndeshjen e parë kundër Malaga-s, nuk kam ndryshuar”.

Mungesa e Mbappe – “E njoh trajnerin e tyre, do të kërkojë të luajë fillimisht me Bellingham të avancuar. Loja e Modric ose Guler në mesfushë nuk do të ndryshojë as me Rodrygo-n”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit