Real i pamposhtur prej 38 ndeshjesh, Modric zbulon sekretin: “Varet gjithçka nga…”

22 Shtator 2024
14:27
Denis Hakanaj
back button

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka komentuar suksesin 4-1 ndaj Espanyol-it për kanalet zyrtare të klubit:

“Kemi luajtur një ndeshje të mirë, veçanërisht në pjesën e dytë. Ishte e vështirë për ne të shënonim një gol në pjesën e parë, por krijuam shumë raste. Ishim shumë mirë me dhe pa top. Kjo ndeshje do të na japë besimin për të vazhduar përmirësimin.

“38 ndeshje pa humbur në kampionat? Do të thotë shumë të mos humbasësh ndeshje për kaq shumë kohë, por duhet të vazhdojmë kështu.

“Kjo varet nga karakteri, cilësia dhe përkushtimi i skuadrës. Gjithashtu, të gjithë janë të përgatitur kur i vjen radha për të luajtur.

“Bellingham, Mbappe, Vini Jr. dhe Rodrygo? Ata janë yje botërorë dhe ne jemi të lumtur që i kemi në skuadër. Po bëjnë mirë, por ne mund të përmirësohemi dhe kjo ndeshje mund t’i japë akoma më shumë besim ekipit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit