Real Madrid arrin marrëveshjen me yllin francez deri në vitin 2027, ja detajet

26 Korrik 2024
10:45
Telesport
back button

Rinovimi i kontratës së mbrojtësit Ferland Mendy me Real Madrid është shumë pranë. Pas kthimit të francezit nga pushimet, pasi luajti Kampionatin Europian, sipas gazetës spanjolle “Marca”, lojtari i “los blancos” do të nënshkruajë një zgjatje të marrëdhënies së tij me klubin madrilen deri në vitin 2027.

Marrëveshja mes palëve tashmë është arritur, madje me një opsion për ta shtyrë atë edhe për një sezon të mëtejshëm, në varësi të ndeshjeve të luajtura nga francezi.

Nëse fillimisht Mendy nuk u vendos menjëherë si titullar në Madrid, trendi ndryshoi në sezonin e fundit, në të cilin ai ishte shumë më i rregullt në fushë dhe me një pjesëmarrje më të madhe në lojë në pjesën vendimtare të sezonit.

Mendy luajti 23 ndeshje në La Liga, duke filluar i lënduar, por ishte në Champions League, ku ai pati kulmin e tij, duke marrë pjesë në njëmbëdhjetë nga trembëdhjetë ndeshjet e luajtura nga klubi i Ancelotti.

37 ndeshjet e sezonit të kaluar në të gjitha garat, përfaqësojnë deri tani numrin më të madh të ndeshjeve të tij të luajtura që nga mbërritja në “Santiago Bernabéu”. Mungon vetëm nënshkrimi dhe më pas Real do të ketë siguruar një nga shtyllat e reja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit