Real Madrid, Bernabeu mund të presë: ja pse Inter-i do të luajë në Di Stefano

2 Nëntor 2020
18:36
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid-Inter është një lloj derbi i Europës. Shumë ndeshje historike të luajtura në Santiago Bernabeu me protgonistë të ndryshëm si Gallego, Santillana dhe Hierro për Los Blancos dhe Altobelli, Bergomi dhe Bordon për zikaltrit.

Kjo sfidë do të pasurohet këtë të martë me një kapitull të ri, por do të ketë një risi të madhe në krahasim me të kaluarën. Ndeshja nuk do të luhet në Bernabeu, por në stadiumin e vogël Alfredo di Stefano, qendra stërvitore e Merengues.

Arsyeja pse nuk luhet në Bernabeu është se Real Madrid ka vendosur të zhvendoset në impiantin e vogël duke parë se ndeshjet luhen me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë.

Kështu që Real- i mund t’i luajë ndeshjet në Valdebebas deri në gjysmën e viti të ardhshëm, pavarësisht nga evoluimi i emergjencës shëndet ësore.

Në veçanti, është përshtatur ndriçimi i stadiumit me teknologji LED për transmetimin televiziv në 4K dhe ka qenë i domosdoshëm transferimi i teknologjisë VAR (telekamerat dhe monitorët e instaluar në Bernabeu).

Vetëm kështu Liga dhe UEFA kanë mund të japin miratimin e tyre për përdorimin e impiantit deri në një datë të papërcaktuar. Kështu, të martën nuk do të jetë e mundur të bërtitet “e bujshme në Bernabeu” nëse skuadra e Conte-s do të dalë fitimtare nga fusha e Real Madrid.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit