Real Madrid është i detyruar të transferojë një qendërmbrojtës në merkaton e janarit. Dëmtimet janë kthyer problem kronik në Bernabeu dhe duhet zgjidhje e shpejtë.
Sipas AS, dy janë emrat që po studiohen nga Ancelotti dhe ekipi i tij. Ata janë Castello Lukeba nga Leipzig dhe Aymeric Laporte, lojtar i përmendur shpesh në merkaton e klubeve spanjolle.
CaughtOffside, ndërkohë, raporton për një emër tjetër të favorizuar. Bëhet fjalë për argjentinasin Cristian Romero, i cili luan te Tottenham.
Më i thjeshti duket Laporte. Romero pëlqehet shumë nga Ancelotti, por Tottenham rrallë heq dorë nga yjet që ka dhe Romero vlerësohet 75 mln euro nga klubi anglez.