Real Madrid, gati 270 milionë euro për yllin e së ardhmes

8 Mars 2021
19:44
Denis Hakanaj
back button

Nuk është një mister që Erling Haaland objektivi kryesor i Real Madrid për sezonin e ardhshëm.

Klubi spanjoll, në fakt, nuk ka ndërmend ta lërë t’i shpëtojë nga duart sulmuesin që do të dominojë në fushë për dhjetë vitet e ardhshme dhe është gati të shpenzojë një shumë të çmendur për të siguruar norvegjezin.

Sipas AS, Real Madrid ka ndërmend të investojë 270 milionë euro për lojtarin e Borussia Dortmund: 150 për kartonin dhe 120 për kontratën e sulmuesit, i cili do të paguhej 20 milionë euro në sezon për gjashtë vite.

Pavarësisht se Borussia nuk do të privohet nga Haaland, marrëdhëniet e mira mes Florentino Perez dhe Hans Joachim Watzke mund të favorizojnë klubin spanjoll në garën për yllin e ve rdhezinjve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit