Real Madrid humbet mesfushorin për finalen e Champions, synon të kapë Europianin me kombëtaren

24 Maj 2024
10:57
Telesport
back button

Mesfushori i Real Madrid, Aurelien Tchouameni, i cili u dëmtua në gjysmëfinalen kundër Bayern Munich, nuk ka asnjë shans që të luajë në finalen e Champions League. Më 1 qershor, “los blancos” do të luajnë në Wembley ndaj Borussia Dortmund, por 24-vjeçar nuk do të jetë në fushë.

Tchouameni pësoi një frakturë në këmbën e majtë dhe shpresonte se do të rikuperonte për atë ndeshje. Sot, “Marca” shkruan se nuk ka asnjë shans që mesfushori të mund të rikuperohet në kohë për atë ndeshje. Natyrisht që lojtari do të jetë më ekipin në Londër, por do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna.

Mesfushori shkoi edhe në Amerikë për t’u kuruar nga një specialist, por kjo nuk solli asnjë dobi. Tashmë Tchouameni është tërësisht i fokusuar te rikuperimi në kuadër të Euro 2024, ku synon të jetë protagonist me Francën. “Les Bleus” shpresojnë që lojtari t’ia dale mbanë të rikuperojë për europianin.

Nëse Ancelotti nuk do ta ketë në dispozicion më 1 qershor, Deschamps është optimist për praninë e Tchouaméni. Trajneri ka kohë deri më 7 qershor për të modifikuar listën e tij dhe për ta dërguar listën përfundimtare në UEFA. Franca do të luajë ndeshjen e parë kundër Austrisë më 17 qershor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit