Federico Valverde, mesfushori i Real Madrid, foli në një konferencë për shtyp për sezonin 2023-2024 që po shkon drejt fundit, me “los blancos” të shpallur kampionë në La Liga dhe finalistë të Champions League.
Ai shpreson që të ngrejë lart edhe trofeun e rëndësishëm kontinental: “Kam shumë besim te skuadra ime. Ne duhet të respektojmë kundërshtarin, por kemi besim të plotë te lojtarët që kemi në skuadër. Kemi shumë dëshirë të luftojmë dhe fitojmë”.
Më tej, mesfushori uruguajan, në sezonin e gjashtë në Madrid, shton: “Aty jam rritur si lojtar, kam hedhur hapat e parë si profesionist, ndaj jam përpjekur të përshtatem. U përshtata të luaja me një idhull si Kroos në krah të tij. Ka qenë një burim i madh krenarie dhe frymëzimi”.
“Në futboll sot duhet edhe pak fat. Shikoni se çfarë ndodhi dy vjet më parë kundër City. Ky është fati i të ashtuquajturit kampion, ne duhet ta shfrytëzojmë sa më shumë. Real Madrid është i madh pasi ka edhe fatin e një kampioni”, tha Valverde.
Duke folur për marrëdhënien me trajnerin Carlo Ancelotti, mesfushori 25-vjeçar shtoi: “Trajneri ishte një pjesë themelore për mua, ai më dha ide të qarta se çfarë donte dhe çfarë mund të përmirësoja si futbollist dhe si person”.
“Ancelotti më hapi sytë që të mos fokusohesha vetëm në një pozicion. Përpiqem për të dhënë maksimumin tim, mësova të vlerësoj ato momente në të cilat lojtari duhet të përshtatet me atë që dëshiron trajneri”, tha Vaverde.