Real Madrid dhe sidomos presidenti Florentino Perez raportohet se kanë filluar të dyshojnë te Vinicius Junior. Gazeta “Marca” shkruan se madrilenët nuk shohin angazhimin e duhur nga sulmuesi.
Perez i druhet faktit se Vinicius Junior ka pranuar një ofertë të majme nga Arabia Saudite. Ai nuk mund t’ia tolerojë dot një lojtari që të refuzojë kontratën e re në “Bernabeu”, gjë që braziliani e ka bërë javët e fundit.
Përtej ofertave insistuese nga Real Madrid, sulmuesi ka refuzuar të ulet në bisedime. “Marca” raporton se klubi që po prish marrëdhëniet e lojtarit me klubin madrilen është Al-Hilal.
Oferta e këtij klubi nga Arabia Saudite është totalisht e paprecedentë në historinë e futbollit. Kjo e ka trembur Perezin, sepse Vinicius me siguri është joshur.