“Real Madrid kujtoi se bleu sulmuesin më të mirë në botë, por ai luante prej kohësh aty”

24 Tetor 2024
8:32
Telesport
back button

Të gjithë janë të çmendur për Vinicius Junior dhe e adhurojnë. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, pas paraqitjes së shkëlqyer në fitoren 5-2 të Real Madrid ndaj Borussia Dortmund në Champions League.

Fitore me përmbysje e “los blancos”, që në 45 minutat e dyta përmbysën disavantazhin 0-2, ku tri gola i realizoi sulmuesi brazilian. Jamie Carragher, legjenda e Liverpool dhe aktualisht komentator për Sky Sports, foli me superlativa për Vinicius.

Real Madrid besonte se kishte nënshkruar këtë verë me lojtarin më të mirë në botë, Mbappé, kur në realitet lojtari më i mirë në botë ishte prej kohësh aty dhe luante për Real Madrid. Ai është Vinicius”, tha Carragher.

Ai më kujtoi Pelen”, tha Carragher. Tani vijnë dy ngjarje shumë të rëndësishme për të: El Clasico e së shtunës dhe më pas Topi i tij i parë i Artë, një çmim që Pele nuk mundi ta fitonte kurrë dhe që do ta bëjë atë të mbetet në historinë e këtij sporti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit