Real Madrid, Marca zbulon objektivin kryesor të Perez

15 Maj 2021
17:56
Denis Hakanaj
back button

Marca ka zbuluar objektivin kryesor në merkato të Florentino Perez.

Sipas prestigjiozes spanjolle, presidenti i Los Blancos e ka vënë mesfushorin Eduardo Camavinga në krye të listës së dëshirave për merkaton e verës.

Në ditët e kaluara, presidenti i Rennes dhe menaxheri i lojtarit kanë folur për mundësinë që 18-vjeçari të qëndrojë në Ligue 1.

Për futbollistin interesohet edhe Bayern Munich, por Real Madrid do të bëjë gjithçka është e mundur për ta marrë të riun në Madrid.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit