REAL MADRID MBRETËROR! Përmbys Dortmund me “poker”, Vini Jr si Usain Bolt (VIDEO)

22 Tetor 2024
22:50
Telesport
back button

Real Madrid me fytyre tjeter ne pjesen e dyte ndaj Dortmund! Skuadra e Ancelottit ka treguar forcen dhe ka shtypur verdhezinjte me 4 gola pas nje pjese te pare vertet te dobet. Nje permbysje spektakolare qe ka ardhur sidomos nga kembet e Vinicius Jr por edhe te portierit Courtouis i cili ka bere superpritje (te pakten 3 te tilla).

Ne pjesen e dyte, janë dashur 3 minuta që Real Madrid të japë dy shkëndija dhe të ngrejë në këmbë Santiago Bernabeun duke shënuar dhe barazuar ndaj Borussia Dortmund pas një pjese të parë vërtet makthi ndaj ekipit gjerman që shënoi dy herë me Mallen dhe Gittens.

Edhe pse Courtouis bëri pritje të çmendura, Reali nuk jepte shenja të forta. Por, pjesa e dytë nisi më zjarr për djemtë e Ancelottit, të shtyrë edhe nga karakteri dhe forca e besimit si fitues të Champions në fuqi.

Dhe, një krosim i Mbappe gjeti kokën e Rudiger që shënoi dhe ngushtoi shifrat. Nuk kaluan as 3 minuta dhe menjëherë sërish me Mbappe, këtë herë pasi mbrojtësi i hoqi topin, ishte faktor, pasi aksioni vazhdoi te Vinicius që vetëm e shtyu në rrjetë.

Arbitri anuloi për pozicion të parregullt të Mbappe, por VAR korigjoi gjithçka duke i dhënë 2-2 dhe duke ngritur në këmbë Vinicius Jr dhe stadiumin me lumturinë e të gjithëve.

GOLI I RUDIGER – VIDEO

GOLI I VINICIUS JR – VIDEO

Courtouis beri nje tjeter superpritje brenda zone teksa me pas Real Madrid beri realitet ligjin e pashkruar. Rodrygo mbajti ne loje nje top duke u demtuar dhe dale me pas, por ai solli golin e Vasquez per 3-2.Me pas, Vinicius Jr shenoi dopieten personale me nje ikje alla Usain Bolt ku askush nuk e ndali dot duke finalizuar.

GOLI I VASQUEZ – VIDEO

GOLI I VINICIUS JR – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit