Tashmë nuk është më sekret që Enzo Fernandez është emri i parë në listën e Real Madridit për të forcuar mesfushën në verë. Argjentinasi është një lojtar kyç për “Blutë” dhe sigurisht largimi i tij do të jetë pak i vështirë.
“Fichajes” zbulon se Real Madrid po përgatit një propozim të bujshëm për londinezët: 60 milionë euro dhe Eduardo Camavinga në këmbim të Enzo Fernandez. Duke qenë se vlera e mesfushorit francez llogaritet te 80 milionë euro, oferta në total shkon te 140 milionë euro, afër asaj që pretendon Chelsea.
“Blutë” e vlerësojnë Enzo Fernandez 150 milionë euro dhe do të lejojnë largimin e tij vetëm për këtë shifër. Situata mund të ndryshojë, duke ditur që Camavinga prej kohësh është në radarin e “Bluve” dhe përfshirja e tij në këtë operacion mund të jetë pika kyçe për të arritur marrëveshjen mes palëve.







