Real Madrid monitoron situatën e yllit të Liverpool një vit nga mbyllja e kontratës

22 Mars 2024
11:18
Telesport
back button

Real Madrid po monitoron situatën e kontratës së mbrojtësit të djathtë të Liverpool, Trent Alexander-Arnold. Lajmin e konfirmoi sot gazetari ekspert i merkatos, Fabrizio Romano.

Marrëveshja aktuale e mbrojtësit të Anglisë me “reds” skadon në qershor 2025 dhe, për momentin, mësohet se nuk ka bisedime mes palëve për një marrëveshje të re. Kjo situatë e paqartë duket se ka shytrë “los blancos” të interesohen për 25-vjecarin.

Gjithsesui, Liverpool nuk ka treguar ndonjë dëshirë për të shitur lojtarin e saj, ndërkohë që edhe vetë Alexander-Arnold nuk ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Gjatë gjithë karrierës së tij ai ka veshur vetëm fanellën e “reds”.

Alexander-Arnold kushton rreth 70 milionë euro dhe në 302 ndeshje me Liverpool ka realizuar 18 gola. Lojtari konsiderohet i paprekshëm për skuadrën e Klopp, por me largimin e tij dhe një vit nga mbyllja e kontratës situata mund të ndryshojë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit