Real Madrid ndryshon mendje për Salibën, Perez ka një plan më urgjent

20 Prill 2025
10:22
Telesport
back button

Defensa Central raporton se Real Madrid ka vendosur që William Saliba duhet transferuar në merkaton e verës në mënyrë urgjente. Edhe pse planet fillestare të klubit madrilen ishin për të pritur dy vite, që vlera e tij të ketë rënie, Florentino Perez nuk ka durim.

Kontrata aktuale e mbrojtësit francez me Arsenalin skadon në vitin 2027 dhe ende nuk ka rinovuar. Real Madrid kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe ta bindë lojtarin të veshë fanellën e bardhë.

Problemi? Kostoja, patjetër. Saliba kushton 80-100 mln euro, ndoshta edhe më shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit