Real Madrid nuk mund të nënshkruajë me lojtarë jashtë Bashkimit Europian! Por Perez ka vendosur tashmë sulmin e ardhshëm

10 Qershor 2022
19:30
Telesport
back button

Real Madrid-i ka plotësuar numrin e lojtarëve të huaj. Për pasojë, ata nuk do të jenë në gjendje të nënshkruajnë me lojtarë të rinj, të cilët nuk janë nga vendet e Bashkimit Evropian (BE).

Në rregulloret e La Liga-s parashikohet që një klub të ketë vetëm tre lojtarë nga vendet jo anëtare të BE-së. Aktualisht madrilenët kanë tre brazilianët: Viniciu Junior, Eder Militao dhe Rodrgyo.

Kjo do të thotë se lojtarët e huazuar, si Kubo, Vinicius Tobias, apo Reinier nuk mund të kthehen në ekipin e parë. Gjithashtu, Gabriel Jesus apo Raheem Sterling, të cilët kërkohen në merkato, nuk mund të afrohen.

Zgjidhja është vetëm te nënshtetësia e dyfishtë. Në vitin 2019, Federico Valverde mori nënshtetësi spanjolle dhe Real-i mundi të nënshkruante me Rodrygo-n.

Vinicius është aktualisht në pritje të nënshtetësisë spanjolle. Dosja e tij ka që nga viti 2016 që është dërguar në Ministrinë e Drejtësisë. Nëse pranohet, Real-it do t’i hapet një vend për ekstakomunitarët.

Por, sipas asaj qe u mesua dje nga mediat spanjolle, sic duket, Reali e ka ndare mendjen qe te mos beje investim ne sulm dhe nese largohet Jovic do te kthehet Mariano Diaz. Praktikisht do te mbeten ato qe jane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit