Real Madrid “peshkon” në Itali, vihet në lëvizje për talentin e Lazio-s

20 Korrik 2024
14:37
Denis Hakanaj
back button

Sytë e Real Madridit te Mario Gila.

Sipas gazetës spanjolle AS, madrilenët, pas largimeve të Rafa Marin për te Napoli dhe Nacho që ka zgjedhur të shkojë në Arabinë Saudite, po mendojnë të blejnë mbrojtësin e Lazios.

Gila u rrit në ekipin e të rinjve të Real Madridit, që kishte shitur 50% të tarifës së tij te Lazio në vitin 2022 për 6 milionë euro.

Për të rikthyer Gila, Real Madridi do të duhet të paguajë vetëm gjysmën e çmimit me të cilin Lazio e vlerësoi atë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit