Real Madrid piketon mbrojtësin 21-vjeçar francez që luan në Gjermani për sezonin e ri, kushton 90 mln euro

25 Tetor 2024
11:48
Telesport
back button

Real Madrid është në kërkim të një qendërmbrojtësi për verën e ardhshme. Sipas asaj që raportohet nga “SPORT”, klubi “los blancos” është duke menduar për Castello Lukeba, talentin 21-vjeçar nga Leipzig.

Negociatat për të sjellë francezin në Spanjë duket se do të jenë shumë të ndërlikuara. Vetëm dje u zyrtarizua rinovimi i kontratës së tij me ekipin gjerman deri në vitin 2029. Kjo do të rrisë çmimin e tij deri në 90 milionë euro.

Për më tepër, Real pritet të përballet me shumë konkurrencë për Lukeba, pasi disa klube të Premier League, duke përfshirë Manchester City, Liverpool dhe Chelsea janë gjithashtu të interesuara për mbrojtësin.

Për këtë arsye, Leipzig ndërmori këtë veprim, duke i rinovuar kontratën. Lojtari është në sezonin e tij të dytë në kampionatin gjerman me Leipzig, ku në 50 ndeshje ka realizuar edhe një gol. Vjet Lukeba debutoi edhe me kombëtaren franceze.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit