Real Madrid duket se ka identifikuar njeriun që dëshiron si trajner të përkohshëm nëse vendosin të ndahen me Carlo Ancelottin.
Sipas Relevo, Los Blancos duan Santiago Solari nëse shkarkojnë Ancelotti-n.
Real Madridi po kalon një sezon mjaft të vështirë pas triumfeve të sezonit të kaluar. Ata fituan La Liga-n dhe Champions League, por këtë sezon kanë pasur vështirësi.
Nëse gjërat nuk përmirësohen së shpejti, periudha e dytë e Carlo Ancelottit në Santiago Bernabeu mund të ketë një fund të parakohshëm.
Klubi madrilen duket se tashmë ka gjetur zëvendësuesin e përkohshëm të italianit dhe ai është Santiago Solari.
Solari filloi punën si trajner me Los Blancos në vitin 2013 dhe ka kaluar disa vite në klub në cilësi të ndryshme. Argjentinasi ka shërbyer më parë si trajner i përkohshëm i klubit në sezonin 2018-19 pas shkarkimit të Julen Lopetegui.
48-vjeçari ishte në krye të Real Madridit për 32 ndeshje dhe regjistroi 22 fitore, dy barazime dhe tetë humbje.