Real Madrid rikuperon pas 9 muajsh mbrojtësin, por rasti Courtois frenon Ancelotti ta aktivizojë

26 Mars 2024
13:23
Telesport
back button

Pas dëmtimit të dytë brenda një sezoni të Thibaut Courtois, i cili pikërisht në momentin që dukej gati për t’u rikthyer në fushë u detyrua të ndalonte sërish për shkak të meniskut, tashmë te Real Madridi do të ketë një vëmendje të veçantë për lojtarët e dëmtuar.

Sidomos nëse ka një dëmtim afatgjatë dhe një tjetër futbollist që mungon prej kohësh te “los blancos” është Eder Militao. Ai po rikuperon nga një dëmtim i rëndë, që mbrojtësi brazilian e pësoi më 12 gusht të vitit të kaluar dhe ende nuk është kthyer në grup.

Sipas asaj që raportohet nga “Marca”, në ndeshjen e radhës kundër Mallorca, ai duhet të paktën të jetë i grumbulluar në skuadër. Por, pasa asaj që ndodhi me Courtois nuk ka gjasa që Carlo Ancelotti t’i japë minuta aktivizimi. Ndaj, do të duhen edhe disa javë për ta parë atë në fushë.

Real përgatitet për një fundsezon shumë të rëndësishëm, ndaj nevojiten të gjithë lojtarët. Pas ndeshjes me Mallorca do të jenë çerekfinalet e Champions League ndaj Manchester City dhe “El Clasico” me Barcelona. Për këtë arsye, te Real Madrid askush nuk dëshiron ta rrezikojë me të tjera dëmtime.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit