Real Madrid dhe Manchester City thuhet se do të garojnë për të nënshkruar me portierin 22-vjeçar Lucas Chevalier të Lille.
Sipas spanjolles Fichajes, Chevalier ka tërhequr vëmendjen nga Los Blancos.
Chevalier u bë pjesë e formacionit titullar të Lille në sezonin 2022-23. Që atëherë, ai ka regjistruar 92 paraqitje për skuadrën franceze.
Në këtë proces, ai ka mbajtur 36 herë portën të paprekur dhe ka pësuar 88 gola.
Ai ishte gjithashtu pjesë e skuadrës që mposhti Real Madridin 1-0 në javën e dytë të Champions League 2024/25.
Real Madrid mund të shohë Andriy Lunin të ndryshojë ambient edhe pse ai nënshkroi një kontratë të re disa kohë më parë. Kështu, gjigantët e La Liga-s do të kërkojnë të gjejnë një zëvendësues.
Nga ana tjetër, Manchester City është një tjetër klub që ka nevojë për Chevalier, pavarësish pranisë së Ederson Moraes dhe Stefan Ortega në skuadër.
Ndërsa portieri brazilian tani është një objektiv i klubeve të Paris Saint-Germain dhe Saudi Pro League, Ortega është i hapur të largohet nga City vitin e ardhshëm.
Lucas Chevalier ka edhe tre vite në kontratën e tij me Lille.