REAL MADRID SI “KANIBAL” | Vinicius Jr njeriu i finaleve, Ancelotti dhe Modric shkruajnë historinë te klubi “merengues” (VIDEO)

18 Dhjetor 2024
20:26
Telesport
back button

Dhe janë dy trofe. Pas Superkupës UEFA te fituar ndaj Atalanta-s ne finale, Real Madridi pushton edhe Dohan dhe ngre trofeun e  Kupës Ndërkontinentale pasi i shkaktoi një humbje 3-0 ekipit meksikan Pachuca në finalen e mbrëmjes së sotme të luajtur në Katar.

Fillimi i ndeshjes nuk ishte aspak emocionues, derisa Kylian Mbappé – i kthyer nga lëndimi kundër Atalantës – ndezi dritat dhe pas një kombinimi me Bellingham dhe Vinicius, ish-lojtari i PSG-së shënoi 1-0. Pikerisht braziliani i dha asist te mrekullueshem duke i thene “shtyje vetem ne rrjete”.

GOLI I MBAPPE – VIDEO

Mundësitë u shtuan për merengues, kundërshtarët nuk u treguan mjaft të mprehtë nga njëzet metrat e fundit dhe pësuan pasojat duke qene se Real Madrid ne finale nuk fal. Përveç një goli ne pozicion jashte loje, asgjë nuk ndryshoi.

GOLI I RODRYGO – VIDEO

GOLI I VINICIUS JR – VIDEO

Në pjesën e dytë Rodrygo pati edhe momentin e lavdisë së tij me nje gol te mrekullueshem, ndersa njeriu i finaleve te Real Madrid, Vinicius Jr, nuk u mjaftuar vetem me asist por shenoi edhe nga pika e bardhe per rezultatin final 3-0.

Rezultati i finales
Real Madrid – Pachuca 3-0
Mbappé 37′, Rodrygo 53′, Vinícius Jr. 84′ (p)

Formacionet zyrtare
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Lucas, Tchouaméni, Rüdiger, Fran García; Camavinga, Valverde, Bellingham; Rodrygo, Mbappé, Vinicius. Trajneri: Ancelotti.

Pachuca (4-2-3-1): C.Moreno; L.Rodriguez, Barreto, Micolta, B.Gonzalez; Montiel, Pedraza; Bautista, Deossa, Idrissi; Rondon. Trajneri G.Almada.

Efekti “Vinicius Jr” – Vinícius Júnior ka qenë i përfshirë në 13 gola në 12 finalet e tij me Real Madridin (tetë gola dhe pesë asistime), duke qenë i përfshirë në të paktën një gol në secilin nga gjashtë të fundit (11 – shtatë gola dhe katër asistime).

Ancelotti rekord – Carlo Ancelotti u bë trajneri më i trofeshëm në historinë e Real Madridit të mërkurën, pasi fitorja 3-0 e skuadrës ndaj Pachuca në finalen e Kupës Ndërkontinentale FIFA i solli trofeun e 15-të me klubin.

Në dy periudha në krye të Madridit — midis 2013 dhe 2015, dhe nga viti 2021 — strategu italian ka fituar tre trofe të Ligës së Kampionëve, dy tituj të La Ligës, dy Copa del Rey, dy Superkupa spanjolle, tri Superkupa UEFA, dy Kupa të Botës për Klube dhe tani Kupa Ndërkontinentale.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga trajneri legjendar i Madridit, Miguel Munoz, i cili kaloi 14 vjet në krye midis viteve 1960 dhe 1974, duke fituar dy Kupa Evropiane, nëntë tituj të ligës, dy Copa del Rey dhe një Kupë Ndërkontinentale.

Ancelotti barazoi me Munoz në gusht, kur Madridi fitoi Superkupën e UEFA-s, duke mundur Atalantën 2-0. Ai më pas do të ketë shansin për të shtuar sasinë e tij të trofeut në janar, kur Madridi do të marrë pjesë në Superkupën spanjolle në Jeddah të Arabisë Saudite. Ata do të përballen me Mallorcan në gjysmëfinale më 9 janar përpara një finale të mundshme kundër Barcelonës ose Athletic Bilbaos tri ditë më vonë.

Legjenda MODRIC – Luka Modric u largua nga Tottenham në moshën 27-vjeçare dhe kishte 0 trofe në top-pesë ligat e Europës. Sot u bërë futbollisti më fitimtar në historinë 122-vjeçare të Merengues, duke ngritur trofeun e 28-të te Real Madrid.
Një legjendë e futbollit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit