Real Madrid synon mbrojtësin që u shpall kampion në Europian, problem mbetet kontrata me arabët

25 Korrik 2024
11:11
Telesport
back button

Real Madrid është padyshim i kompletuar për sa i përket sulmit, pas ardhjes së lojtarëve të kalibrit të Kylian Mbappe dhe brazilianit Endrick. Gjithsesi, skuadra “los blancos” nuk do të ndalet këtu në merkaton e kësaj vere.

Në fakt, Ancelotti tani do të donte një mbrojtës qendre edhe pse si titullarë janë Rüdiger dhe Militao. Ekipi ka edhe Alaba, i dëmtuar dhe që do të kthehet të luajë vetëm në nëntor. Tchouameni mund të përshtatet, por ai nuk e vlerëson atë pozicion.

E gjithë kjo kërkesë për një mbrojttës tjetër vjen pas largimit përfundimtar të Nacho dhe dështimit për të nënshkruar me Yoro, që u transferua te Manchester United. Kështu, siç raporton AS, del hipoteza që të çon te Aymeric Laporte.

Çmimi i mbrojtësit spanjoll është rritur në mënyrë dramatike, pasi ishte një nga protagonistët e fitores së Spanjës në Kampionatin Europian. Laporte, për t’u kthyer në “los blancos”, do të ishte i gatshëm të heqë dorë nga dy vitet e mbetura të kontratës së tij milionere me Al Nassr.

Në verën e vitit 2023 ai nënshkroi për tre vjet, për një rrogë prej 24 milionë euro në sezon. Problemi përfaqësohet nga fakti se kontrata mbetet e gjallë dhe Al-Nassr nuk është i gatshëm ta humbasë atë aq lehtë.

Nga ana tjetër, Real Madrid nuk do të donte të paguante para për kontratën e tij. Prandaj, marrëveshja për momentin duket ende larg edhe nëse vullneti i lojtarit dhe i Real Madrid është i fortë për të siguruar që martesa të kombinohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit