Real Madrid vendos një tjetër rekord, klubi i parë në botë që arkëton 1 miliardë euro të ardhura

24 Korrik 2024
8:25
Telesport
back button

Real Madrid shënon një tjetër rezultat rekord. Këtë herë jo në fushë, por në librat e llogarisë. “Real Madrid bëhet klubi i parë i futbollit që tejkalon një miliardë euro të ardhura”, njoftuan me krenari “Los Blancos” përmes kanaleve të tyre sociale. Një rezultat i pabesueshëm, i vërtetuar nga asambleja e cila mbylli llogaritë e kompanisë për sezonin 2023/2024.

Në mënyrë të detajuar, duke përjashtuar operacionet në merkato, vitin e fundit Real Madridi ka kaluar pragun historik të miliardave, duke u mbyllur me një xhiro prej 1073.2 milionë euro falë sponsorizimeve, çmimeve, të drejtave televizive, merchandising, arkë dhe stadium.

Duke marrë parasysh të gjitha, në sezonin 2023-2024 Real Madrid kishte një xhiro prej 230 milionë euro më shumë se një vit më parë, duke shënuar një rritje prej 27.3%. Në përgjithësi, sërish për sezonin e kaluar të “Los Blanco”s, ka edhe një shenjë pozitive për buxhetin: +16 milionë, 32% më shumë me të cilën përfundoi 22-23.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit