Real Madrid, Zidane ka një die të çmendur për të mbyllur sezonin

6 Qershor 2020
17:50
Denis Hakanaj
back button

Është një ide që mund t’i vijë vetëm dikujt që ka një organikë të madhe dhe cilësore. Dikujt si Zinedine Zidane.

Trajneri francez, në fakt, po mendon të krijojë një Real Madrid titullar dhe një rezervë, dy skuadra që të alternohen në mënyrë perfekte në varësi të kundërshtarit.

Një plan që Zidane ia ka shpjeguar lojtarëve dhe që ka një precedent të suksesshëm në sezonin 2016-17, ai kur madrilenët fituan Champions League-ën dhe kampionatin.

Real Madrid ka 25 lojtarë në organikë dhe vetëm një problem, për një projekt të tillë: të gjejë alternativën e Benzema, duke parë se zëvendësuesit e tij të mundshëm, Jovic dhe Mariano Diaz, janë të dëmtuar për momentin.

Alternativa mund të jetë Asensio, i cili mund të aktivizohet si nëntë false. Gjithsesi, këto janë probleme që do të donin t’i kishin të gjitha skuadrat e botës…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit